Oborri i Xhamisë së Vjetër në Podujevë sot ishte i mbushur me të rinj e të moshuar llapjanë, të cilët ishin zgjuar për ta falur namazin e Fitër Bajramit.

Imami i Xhamisë së Vjetër në Podujevë, Imri Llugaliu, kishte organizuar program festiv dhe kulturor për nder të kësaj feste. ku ai me këtë rast ka mbajtur edhe ligjeratë lidhur me rolin e familjes në formimin e  identitetin fetar dhe kombëtar.

Gjatë ligjeratës së tij, Imami Llugaliu kishte bërë thirrje që rinia kosovare të mos marrë vepra e sjellje të popujve të tjerë raporton indeksonline, transmeton Llapi.info.