Gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht para disa minutave në qendër të Prishtinës, raporton Gazeta Express
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku thanë se kanë dalur në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëjerë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, tha Ahmeti.
Madje në rrjetet sociale kanë dalur pamjet e para, ku shihet se si gazetari Syla sulmohet nga një person me grushte.
Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.