Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi i ka reaguar nënkryetarit të LVV’së, Besnik Beslimi, lidhur me një sondazh për rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme, që ky i fundit ka publikuar.
Për sondazhin sipas të cilit VV i fiton 55 deputetë në zgjedhjet e ardhshme, Bytyçi i ka thënë Bislimit se me këtë jeni në garë të shpalleni si politikani më qesharak i vitit 2020.
“Siç duket, Besnik Bislimi, është në garë serioze që të shpallet “politikani më qesharak” për vitin 2020. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 55 deputetë në zgjedhjet e ardhshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjithnjë sipas sondazheve”.
Sipas Bytyçit sondazhi nxjerrë edhe gabime logjike.
“Tash, këtu e kemi një problem matematikor dhe një gënjeshtër të madhe publike, nga Albin Kurti e deri te zyrtari më i vogël na kanë thënë se do t’i marrin 50% të votave. 50% e votuesve gjithnjë sipas Albinit me shokë me trendin aktual të daljes, nuk ja qet 55 deputetë. Andaj, profesorin e nderuar të Ekonomisë e ftoj me mirësjellje që mos ta turpëroj veten më shumë e lë ta bëj matematikën vet, siç po shpresoj kërkon nga vet studentët e tij. Në mes të deklaratës së Albin Kurtit dhe Besnik Bislimit, ekziston një diskrepancë, dikush këtu nuk po e thotë të vërtetën”, ka thënë ai.
Ky reagim vjen pasi sondazhi përveç që e nxjerrë VV’në bindshëm partinë e parë, PDK’në e nxjerrë me rezultate shumë të ulëta, më të dobëtat që kjo parti ka shënuar ndonjëherë. Pra sipas këtij sondazhi, VV do të marrë 55 deputetë, PDK 19, LDK 18, dhe AAK 8 deputetë.