Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Anton Quni, ka lavdëruar punën qeverisëse të kryeministrit Abdullah Hoti.Sipas tij, Hoti ka arritur të riparojë dëmet e shkaktuar nga ish-kryeministri Albin Kurti.

“Një punë e jashtëzakonshme është bërë edhe në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga qeveria paraprake në marrëdhëniet e vendit tonë me SHBA-në dhe aleatët tanë evropianë”, tha Quni për “PrizrenPress”.

Anton Quni në qeverinë e Kurtit dhe Hotit ka mbajtur postin e ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes.Ai tregon se nuk ka pritur që do të bjerë kaq shpejt qeveria e Hotit.
“Nuk e kemi pritur edhe pse që nga fillimi kemi pasur herë-herë vështirësi për shumicë parlamentare”, shprehet ai.

Qeveria e Hotit, si pas tij, ka bërë përpjekje që t’i dalë në ballë kërkesave të qytetarëve.“Ishte mandat i shkurtër dhe qeveria u përballë me situatë tejet të rend si rezultat i pandemisë. Megjithatë, qeveria ka bërë përpjekje maksimale t’i dalë balle nevojave dhe kërkesave të qytetarëve”.Quni, i cili është edhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, tha se ky subjekt politik është i gatshëm për zgjedhje.“LDK-ja ka struktura të konsoliduar mirë. Është parti serioze dhe gjithmonë e gatshme për ballafaqim me zgjedhje”, shprehet ai.