Nxehti i madh që po mbretëron në Kosovë, ka bërë që të ketë një sërë rreziqe shëndetësore të cilat mund të evitohen në rast se tregohemi të kujdesshëm me oraret e ekspozimit nën rrezet e diellit.

Mot i nxehtë pritet të mbajë edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 32 deri 35 gradë celsius. Por, dita më e nxehtë është parashikuar të jetë e diela (nesër).

Në një prononcim për “Zërin”, drejtori i Klinikës Emergjente pran QKUK-së, Basri Lenjani tregon se cilat janë dëmet që shfaqen tek personat nga marrja e rrezeve të tepërta të diellit.

Ai poashtu thotë se, numër rekord i të sëmurëve dhe të lënduarve kanë kërkuar ndihmë mjekësorë në Emergjencën e QKUK-së, edhe përkundër anashkalimit të institucioneve parësore dhe dytësore që mund të ofrojnë kujdes mjekësor. Në 24 orët e fundit kanë kërkuar ndihmë 320 persona, vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme kanë qenë 150 raste, tregon Lenjani.

“Është shënuar rritje numri i të sëmurëve me sëmundje kronike, ata të cilët i ekspozohen rrezeve të diellit që nuk e respektojnë orarin e rrezitjeve prej orës 11:00 deri 17:00. Në ato momente janë të dëmshme, sidomos ato që janë të sëmur nga zemra”, ka thënë ai.
Ndihmat mjekësore që po kërkohet në Emergjencë janë: sëmundjet neurologjike (goditjet në tru), problemet të gjakut, problemet me tretës. Përkundër kësaj, sipas Lenjanit, dominojnë të sëmurët kronikë. “Është mirë që këta persona të marrin ilaçet me rregull dhe të jenë permanent me mjekun përkatës trajtues.

Sugjerimi i mjekut është që këta të fundit të hanë ushqimi me karbohidrate dhe me pak yndyra. Shfrytëzimi i kondicionerëve nëpër shtëpia ose atmosfera të jashtme për të ikur vapës.

“Apelojmë për gjithë qytetarët e Kosovës dhe njerëzit tanë që vijnë nga diaspora të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes për ta ruajtur veten, pasagjerët por edhe të tjerët. Kjo është periudhë që më shumti rritur aksidente rrugore në Kosovë. Andaj, të respektohen shenjta e komunikacionit dhe të paktën të ketë kujdes të shtuar”, ka thënë Drejotri i Emergjencës, Basri Lenjani. /Zëri/