Një tërmet me madhësi 6.4 ka goditur Kroacinë Jugore mesditën e sotmen.
Deri tani raportohet për një viktimë dhe disa të lënduar, njofton Klan Kosova.
Një vajzë 12-vjeçare vdiq në Petrinja, tha Kryeministri ndërsa vizitoi qytetin.
Tërmeti u ndje në kryeqytetin kroat Zagreb, në Bosnjën dhe Serbinë fqinje dhe deri në Itali.
Menjëherë kanë nisur ndihmat për personat e prekur nga tërmeti, qoftë për ushqim apo strehim.
Edhe një kosovar nga Hasi i ka dalë në ndihmë personave që u prekën nga tërmeti duke ju ofruar bukë falas.
Alban Morina nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Facebook u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë nevojë për bukë të shkojnë të marrin bukë falas në shesh të Zagrebit.