Miku i madh i shqiptarëve, Eliot Engel pas 32 vjetësh largohet nga kongresi amerikan.
Ndaj Engel është shprehur falënderues kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj.
Hoxhaj ka shkruar se është përjetësisht falënderues ndaj Eliot Engel.
“Përjetësisht falënderues ndaj mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel! 🇽🇰🇺🇸 Autoritet i pazëvendësueshëm politik dhe moral për të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët në Amerikë dhe më gjerë!”, ka shkruar Hoxhaj.