Një tjetër tërmet u ndie sot në mëngjes rreth orës 07:50 në rajonin e Petrinjes dhe në rrethinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Tërmeti u ndie në mënyrë të konsiderueshme edhe në Zagreb, ku përsëri qytetarët u detyruan të dalin nëpër rrugë.

Sipas informatave të para, pretendohet se tërmeti ishte me fuqi prej 4,7 ballëve të Richterit.

Ndërsa, Enti Sizmologjik i Kroacisë lajmëroi se tërmeti ishte me fuqi prej 4,2 ballëve.