Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shkuarjen në zgjedhje të reja është i pranueshëm për ta.

Ajo ka thënë se ky subjekt politik është i gatshëm për këtë proces.

“LDK është e gatshme të mbajë zgjedhje dhe është me qytetarët. Nuk u takojmë vetëm në zgjedhje atyre, por në vazhdimësi kemi kontakt me elektoratin dhe strukturat tona. LDK do t’i kërkojë falje qytetarëve aty ku kemi gabuar. Ata që besojnë në LDK, do të vazhdojnë të besojnë. Secila parti edhe lider kur punon edhe gabon”, ka thënë deputetja Bunjaku-Rexhepi për Klan Kosova.

“Nëse kemi gabuar diku do të kërkojmë falje. Pa LDK nuk ka Kosovë, arsim, shtet të zhvilluar, shëndetësi… LDK ka qenë gardian i shtetit të Kosovës”.

Sa për marrëveshjet e mundshme parazgjedhore me partitë tjera, në veçanti ajo e paralajmëruara me LDK-në, Bunjaku është shprehur se “Zyrtarisht nuk kam informacion. Për koalicione është kryetari i LDK dhe struktura që vendos. E di se të gjitha partitë kanë dëshirë të jenë në koalicion me LDK-në, sepse ka njerëz që mbajnë fjalën dhe që duan shtetin”, tha ajo.