Dëmet që kanë shkaktuar reshjet e shiut po rriten secilën herë më shumë, shkruan Gazeta Sinjali.

Shkaku i kësaj në lagjen Dardania në Fushë Kosovë ka bërë që një pjesë të përmbytet nga uji.

Në videot e mëposhtme shihet se veturat janë mbuluar nga uji, kështu duke u shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Përveç kësaj, vërshime pati edhe në shumë pjesë të Kosovës, ku uji hyri edhe brenda shtëpive.