Reshjet e shumta të shiut dhe borës në Kosovë gjatë ditës së djeshme kanë shkaktuar dëme në shumë komuna të vendit, raporton Llapi.info.

Si pasojë e këtyre të reshurave janë përmbytur disa fshatra të komunës së Podujevës.

Edhe në fshatin Dumnicë të kësaj komune pjesa dërrmuese e livadheve dhe rrugëve janë nën ujë.

Kështu kanë thënë banorë të kësaj ane, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info.

Shtabi Emergjent për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Podujevës, ka mbajtur sot takim në të cilin ka shqyrtuar gjendjen krijuar nga vërshimet.

Në këtë mbledhje u tha se më të prekurat nga vërshimet janë Dumoshi, Shtedimi, Sfeçla, Siboci, Lluga, Tërnava, Bellopoja, disa shtëpi në qytet dhe zona të tjera në disa fshatra./Llapi.info