Ekipet e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent po vazhdojnë evakuimin e qytetarëve në fshatin Nedakovc të komunës së Vushtrrisë, një ditë pasi intervenuar në Korporatën Energjetike te Kosovës TEC , në QKUK, në disa fshatra dhe në Spitalin Gjinekologjik në Çagllavicë.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kjo Agjenci, ku thuhet se janë duke punuar me të gjitha kapacitetet e tyre për të menaxhuar situatën dhe për tu ofruar ndihmën e nevojshme qytetarëve.
“Pas ngritjes së nivelit të gatishmërisë kombëtarë, për shkak të gjendjes së shkaktuar nga vërshimet në AME me të gjitha kapacitetet e saja, duke aktivizuar Qendrën Operative të Agjencisë dhe Qendrat Operative Regjionale 112 në nivelin më të lartë, për të menaxhuar koordinuar, dhe ofruar mbështetje për qytetarët dhe institucionet vendore, nga përmbytjet që janë shkaktuar nga vërshimet si pasojë e reshjeve atmosferike”, thuhet në njoftimin e AME-së.
AME ka njoftuar po ashtu se ekipet e tyre për Pompim të Kapacitetit të Lartë dhe ato të Kërkim Shpëtimit në Ujëra Sipërfaqësorë gjatë ditës së djeshme datë 11.01.2021 kanë intervenuar në disa lokacioni si: në Korporatën Energjetike të Kosovës TEC A, ku kanë parandaluar përmbytjet dhe avaritë e mundshme në Korporatë, intervenimi në QKUK, ku kanë parandaluar dhe kanë larguar ujërat që kishin përmbytur këtë institucion, intervenimi për largimin e ujërave në Trafo stacionin Interkonektiv në Drenas, evakuimin përmes barkave në fshatin Llapushnik, intervenimi në Spitalin Gjinekologjik në Çagllavic, evakuimin e qytetarëve në dy fshatra të Komunës së Fushe Kosovës, si dhe ofrimin e ndihmës përmes Njësive profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në nivel vendi.
“Gjatë ditës se sotme datë 12.01.2021 ekipet e AME-së për kërkim shpëtim ne ujërat sipërfaqësorë janë duke bërë evakuimin e qytetarëve ne fshatin Nedakovc te komunës së Vushtrrisë. Ekipi i AME-së ne përbërjen nga gjashta pjesëtar dhe dy barka shpëtimi. AME gjithashtu ne vazhdimësi është duke koordinuar intervenimet dhe aktivitet me institucionet relevante ne nivel Qendror dhe Lokal deri ne përfundimin operacioneve dhe kthimin ne gjendje normale”, thuhet në njoftim.