Një person është arrestuar mëngjesin e së enjtes në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, me ç’rast kjo e fundit ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Podujevë 14.01.2021-06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare të cilës i është ofruar tretman mjekësor në emergjencën e Podujevës. Viktima me tre fëmijët e saj ka shkuar te vëllai i saj”, ka thënë PK.
Tutje Policia ka bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Llapi.info