Dustin Poirier nokautoi Conor McGregor në një ngjarje të madhe kryesore në UFC 257 të zhvilluar në ‘Fight Island’.

Irlandezi është nokautuar në raundin e dytë, mirëpo fitimi i tij ka kjo përballje ka qenë jashtëzakonisht i lartë.

McGregor i kishte të garantuara pesë milionë dollarë vetëm pse përballjet me Poirier, ndërsa edhe 15 milionë të tjera i ka fituar nga drejtat televizive.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi anglez The Independent, irlandezi ka fituar në total 20 milionë dollar nga kjo përballje përkundër humbjes.

Në anën tjetër fitimi i Dustin Poirier ka qenë shumë më i vogël, përkundër se triumfoi në këtë përballje.

Amerikani ka fituar diçka më shumë se një milionë dollar nga përballja me McGregor.

Gjithsesi përkundër humbjes nga Poirier, irlandezi ka mbetur i kënaqur nga shuma që ka fituar nga kjo përballje duke shtuar edhe më shumë pasurinë e tij.