Edhe pas shumë muajve të ballafaqimit me virusin COVID-19, qytetarët në Kosovë vazhdojnë të mos respektojnë masat anti-COVID.
Kjo madje edhe në tendën ku bëhen testimet në QKUK.
Edhe pse të gjithë të dyshuar për COVID-19, sot në mëngjes afër 20 persona duket se nuk e kishin dertin nëse mund të infektoheshin.
Disa pa maska e të gjithë pa distancë, u panë para tendës, ku prisnin për ta bërë testin për COVID-19./KP/