Kryetari i VV-së, Albin Kurti, së bashku me kandidatin për deputet nga kjo parti, Fitim Haziri, kanë prezantuar sot aderimin më të ri në parti, raporton Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Kurti ka prezantuar Hajriz Bersishën nga fshati Buricë të Podujevës, i cili është në prag të doktorimit në fushën e shkencave të ambientit në Eötvös Loránd University në Budapest të Hungarisë.
“Hajriz Berisha është në prag të doktorimit në fushën e shkencave të ambientit në Eötvös Loránd University në Budapest të Hungarisë. Ai me prejardhje është nga fshati Buricë i Besianës. Studimet e nivelit bachelor, në drejtimin e ekologjisë dhe mbrojtjes së ambientit, dhe ato master, në drejtimin e biologjisë, i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Hajrizi është ekspert në shkencat mjedisore, me fokus studimin e qëndrueshmërisë së ekosistemeve ujore”, ka shkruar ai.
“Hulumtimi i tij qendror i studimeve të doktoraturës për të cilën ka mbetur vetëm edhe temën ta mbrojë, ka të bëjë me përshtatjen dhe sjelljen e krustaceve të ujërave të ëmbla, si rezultat i ndryshimit të kushteve mjedisore. Hajrizi erdhi bashkë me deputetin e ardhshëm Fitim Hazirin, e së bashku edhe me shumë profesionistë të tjerë, ne do ta bëjmë ndryshimin e do të sigurohemi se ky ai do të jetë ndryshim për të mirë e i qëndrueshëm”, ka shkruar Kurti./Llapi.info