Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti po vazhdon çdo ditë takimet nëpër shtëpi me simpatizantë të tij.

Por, Kurti mbrëmë kishte një takim të vecantë me një të moshuar. Një 94 vjeçar i uroi liderit të LVV-së fitore në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ishalla Zoti dhe populli të jep fuqi për fitore. E ki shumë zor. Por e ke qit vetin me i ndihmu kësaj Kosove. Kësi gëzimi më të madh prit s’kam. Ishalla Zoti të jep fuqi dhe populli me të ndjek ty përmas”, u shpreh ai.

Ndërsa, Kurti foli rreth fushatës në kohë pandemie.

“Koha e pandemisë tash, na ka kushtëzu që mos me pas disa tubime të mëdha, por shumë të vogla. Po duhet në distancë, prandaj po mundohemi me lëviz shumë prej fshatit në fshat”, deklaroi ai.