Ndonëse ka rreth 31 mijë e 650 ekzemplarë librash në bibliotekën e qytetit në Podujevë, ajo nuk arrinë të plotësojë kërkesat e 700 lexuesve të regjistruar dhe studentëve të cilët mund të marrin librat. Me këtë sasi të librave furnizohen madje edhe nxënës nga Podujeva që janë në shkolla të mesme “Ali Sokoli” dhe “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Bibliotekari i bibliotekës së qytetit, Ibrahim Cakaj, për Llapi.info ka thënë se këtë vit akoma nuk kanë ardhur tituj të rinj librash, por pritet që gjatë gushtit të arrijnë, të cilat do të financohen nga komuna e Podujevës.

Cakaj ka thënë se studentët që vinë në bibliotekë zakonisht vinë me libra të tyre dhe shfrytëzojnë numrin e paktë të ulësve në janë në dispozicion.

“Bibloteka tani ka vetëm 16 ulëse, por pritet të zgjerohet, në mënyrë që studentët të kenë hapsirë të mjaftueshme për lexim” ka shtuar bibliotekari.

Ibrahim Cakaj ka thënë se librat për bibliotekë kryesisht sigurohen nga buxheti që ndan komuna si dhe Ministria e Kulturës. Poashtu ka raste kur autorët llapjanë sjellin ekzemplarë të librave të tyre falas në bibliotekë.

Në bibliotekën e qytetit përveç librave në gjuhën shqipe, ka libra edhe në gjuhën frënge, angleze, gjermane dhe italiane./Llapi.info

 

bibloteka 1