Në një tendë ku rreth saj ishin të vendosura karrige e tavolina, në vendin kryesor ishte ulur Sami Lushtaku.

Si nga krahu i majtë ashtu edhe nga i djathit, ai kishte anëtarët e tjerë të PDK-së – gjithashtu kandidatë për deputetë nga kjo parti, shkruan Gazeta Insajderi.

Ushqimi nuk mungonte. E në një ‘odë’ të Drenicës, nuk ka aspak mundësi të munojnë cifteliat e sharkiat.

“Tfala Parisit pluma Beogradit jem ushtarët e Sami Lushtakut”, është njëra ndër frazat e kënduara nga shahirët që janë në mes të tendës. E si të përmendet emri i Sami Lushtakut, dëgjohen edhe disa të shtëna me arëm zjarri. Duratrokitjet padyshim që nuk mungojnë.