Policia e Rajonit të Podujevës raporton për llapi.info se në 24 orët e fundit janë arrestuar 6 persona nga Podujeva të kërkuar me urdhëresa të gjykatës për veprër penale.

Policia njofton se personat e arrestuar janë:
F.(N) L. 20.10.1973, M/SH/K, nga fshati Bajçinë i Podujevës, ndaj të cilit nga Gjykata Themelore Prishtinë – Dega Podujevë ishte lëshuar urdhërarrest, lënda PED.nr. 195/2014, për veprën penale ,,Rrezikim i Trafikut Publik” i dënuar me 10 ditë burgim. I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonic.

I. (A) Sh. 21.07.1960, M/SH/K, nga fshati Bradash i Podujevës, ndaj të cilit nga Gjykata Themelore Prishtinë – Dega Podujevë ishte lëshuar urdhërarrest, lënda PED.nr. 205/2014, për veprën penale ,,Rrezikim i Trafiku Publik” i dënuar 7 ditë burgim. I njëjti është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

R. (A) B. M/SH/K, Fshati Pakashticë i Podujevës, ndaj të cilit nga Gjykata Themelore Prishtinë-Dega Podujevë ishte lëshuar urdhërarrest, lënda PED.nr. 1427/2014, për veprën penale ,,Vjedhje Pylli” i dënuar 12 ditë burgim. I njëjti është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Tre persona të tjerë janë arrestuar me urdhëresë aktive, të cilët janë: M.(F) A., F (F) A, 15.04.1992, dhe I. C. me banim në Rr. Skëndërbeu.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje./llapi.info