Kreu i AAK-së dhe njëherit edhe kandidat për president, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook i është drejtuar diasporës.

“Mirënjohje për ju që kurrë nuk më latë vetëm! Ky moment historik për Kosovën, natyrshëm se është i përbashkët për ne!”.

Ai ka thënë se është mirënjohës për të gjithë që e mbështesin pa dallim, derisa i ka ftuar që të bëhën pjesë e 14 shkurtit që e ka quajtur si “referendum historik”.

“Ju mijëra bashkatdhetarë që po e përkrahni vizionin tonë, ashtu si dikur, kur Kosova dhe unë kishim nevojë për ju, nuk na latë vetëm për asnjë moment!. Pak ditë na ndajnë nga referendumi historik, ku përcaktohet se çfarë drejtimi po merr vendi ynë. Andaj, ju lus qe edhe një herë si gjithmonë të bëhemi bashkë e ta fitojmë edhe këtë betejë! 14 shkurti është drejtimi i vendit tonë, andaj bëhuni pjesë e tij!”.