Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh dhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, sot në kuadër të fushatës zgjedhore ka takuar qytetarët e komunës së Kamenicës.
Ai atje u prit nga një numër i madh i përkrahësve të tij.
Dashurinë që ka ndaj liderit, një qytetar nuk heziton ta shpreh edhe me një puthje të ngrohtë për Kurtin.
Në mes të turmës, qytetari iu afrua dhe e puthi liderin e VV-së.