Kandidati për deputet, Fitim Haziri, është zgjedhur në top 10-she nga analistët kosovarë.
Në Kanal 10, analisti dhe gazetari Adrian Çollaku ka zgjedhur top 10 kandidatët nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në mesin e tyre, ai ka zgjedhur kandidatin për deputet nga Llapi, Fitim Haziri, i cili garon me numër 36 nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Vjosa Osmani, Faton Peci, Mefail Bajqinovci, Vasfije Krasniqi, Avni Dehari, Donika Gërvalla, Saranda Bogujevci, Liburn Aliu, Fitim Haziri dhe Doarsa Kica, janë kandidatët që sipas tij i duhen Kuvendit të Kosovës në këto zgjedhje./Llapi.info