Kryetari i LLV-së, Albin Kurti, i ka bërë thirrje diasporës të votojnë sa më shpejt dhe masivisht për shpëtimin e vendit.Kurti ka thënë se vetëm me pjesmarrje masive me 14 shkurt, Kosova përparon fuqishëm dhe kontribon gjithmonë.
“Për mërgatën tonë sot është dita e fundit kur mund të dërgoni votën me postë të shpejtë, DHL. Andaj ju që ende nuk keni votuar nxitoni të kontriboni për shpëtimin e e vendit nga kjo krizë e shumfishtë. Së pari në anën e majtë të fletvotimit, zgjidhni LVV me numrin 127 dhe mandej në anën e djathtë zgjedhni jo ma shumë se pesë kandidatë. Secila votë është e domosdoshme. Vetëm me pjesmarrje masive me 14 shkurt, Kosova ndryshon përgjithmonë e përparon fuqishëm” deklaroi Kurti.