Në disa zona të Podujevës është përkeqësuar gjendja nga vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut, raporton Llapi.info.
Gjendje në disa prej tyre mund të rëndohet, pasi ngritja e nivelit të lumenjve mund të shkaktojë daljen nga shtretërit.
Edhe në fshatin Siboc të Poshtëm të kësaj komune, uji ka vërshuar disa pjesë. Kështu kanë thënë banorë të kësaj anë, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info.
Ndërkohë, zëdhënësi i Komunë së Podujevës, Fatri Zhitia, ka thënë se rreziku për vërshime edhe në zona tjera, është permanent.
“Në lagjen Tovërlani ka vërshime si dhe në zona të tjera njëherë nuk janë përshirë nga vërshimet, por rreziku është permanent shkaku i reshjeve me intensitet të larë të shiut dhe borës. Nuk ka pasur nevojë për të intervenuar për të evakuuar ndonjë familje ekipet tona janë të gatshme dhe shtabi emergjent po e përcjellë nga afër gjendjen. Tash ekipet e kontraktuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike kanë dalë në terren për të parë nga afër gjendjen e shkaktuar nga reshjet e shiut. Lumenjtë janë mbushur dhe ka rrezik të shtuar për dalje nga shtretërit e tyre, po i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që të parandalojmë dëmet që mund të shkaktohen”, ka thënë Zhitia.
Më të prekurat nga vërshimet janë fshatrat; Siboc, Llugë, Sfeçël dhe Bellopojë./Llapi.info