Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër do t’i drejtohet kutive të votimit sikurse një milion e 800 mijë qytetarë të tjerë që kanë të drejtë vote.
Ai në ora 09:30 do të shkojë në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë për të hedhur votën e tij.
Konferencat e rregullta të AAK-së për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë të planifikuar në këto orare: 10:30, 12:30, 14:30, 16:30, 18:30 dhe 20:30.
Ndërkaq konferenca e parë e KQZ-së do të mbahet në orën 08:00.