Kryetari i LDK-së në Podujevë, Agim Veliu, përveç humbjes së madhe në këtë komunë, ka pësuar edhe në fshatin e tij, Bradash, raporton Llapi.info.
Në këtë fshat, ishin tri vendvotime, ku në dy prej tyre prinë LVV, kurse në njërin nga to prinë LDK.
Lëvizja Vetëvendosje në fshatin e Agim Velitu, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ, ka marrë 578 vota, apo 183 vota më shumë se Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 395 vota.
Në vendvotimin 1807E/01R prinë Lëvizja Vetëvendosje me 212 vota apo 51.71 për qind kurse LDK me 125 vota apo 30.49 për qind.
Në vendvotimin 1807E/02R, LVV prin me 236 vota apo 59.45 për qind, ndërsa LDK-ja me 127 vota apo 31.99 për qind.
Ndërsa në vendvotimin 1807E/03D prinë LDK-ja me 143 vota apo 40.28 për qind, ndërsa LVV ka fituar 130 vota apo 36.62 për qind.
Kujtojmë, ka përfunduar numërimi i votave në Komunën e Podujevës në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje është fituese në këtë komunë me rezultat bindës. VV ka arritur t’i kapë 23.062 vota apo 59.45 për qind, pasuar nga LDK 9.366 vota apo 24.14 për qind dhe PDK radhitet e treta me 4.478 vota apo 11.54 për qind./Llapi.info