Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pësuar rënie në vota edhe në Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Partia e Ramush Haradinajt ka arritur t’i marrë vetëm 816 vota. Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kjo parti ka 2.10 për qind të votave.

Krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare, AAK në këtë komunë ka rënie për rreth 1000 mijë vota.

Në zgjedhjet të cilat u mbajtën në tetor të vitit 2019, Ramush Haradinaj pati marrë 1 mijë 872 vota.

Ndryshe, ka përfunduar numërimi i votave në Komunën e Podujevës në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja  Vetëvendosje është fituese në këtë komunë me rezultat bindës. VV ka arritur t’i kapë 23.062 vota apo 59.45 për qind, pasuar nga LDK 9.366 vota apo 24.14 për qind dhe PDK radhitet e treta me 4.478 vota apo 11.54 për qind./Llapi.info