Dita e sotme zbardhi qytetarët llapjanë pa ujë, e gjithë kjo për shkak të pastrimit të rezervuarëve të ujit të pijshëm.

Në komunikatën e lëshuar nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” thuhet se, më 22 korrik, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në tërë këtë qytet.

“KUR”Prishtina”-sh.a. njofton të gjithë konsumatorët e qytetit të Podujevës,më 22 korrik 2015, e mërkurë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për këtë qytet në tërësi.

Konsumatorët e qytetit të Podujevës këtë ndërprerje uji do e kenë nga mëngjesi e deri në orët e mbrëmjes, varësisht nga koha që do e merr pastrimi i rezervuarëve.

Shkak i kësaj ndërprerjeje uji është pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit, duke qenë obligim i yni që rezervuarët e ujit prej nga furnizohen konsumatorët tanë në të gjitha zonat e shërbimit të pastrohen njëherë në gjashtë muaj e më së largu njëherë brenda vitit.

Pastrimi i rezervuarëve shërben për ruajtjen e cilësisë së ujit të pijshëm”, thuhet në komunikatën e Kompanisë së Ujësjellësit./llapi.info