Në shënim të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.

Haradinaj nga atje tha se janë aty për ta vlerësuar punën dhe veprën e presidentit Rugova, njofton Klan Kosova.

”Në përvjetorin e 13 të pavarësisë së vendit nderojmë tek varri i presidentit tonë të parë dhe historik, në shenjë vlerësimi për veprën e presidentit Rugova për liri dhe pavarësi, ashtu siç ishim në Reçak e Gllogjan e në vende të tjera”, tha Haradinaj.

Më tej, ai vizitën e tij e ka vazhduar duke bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, në sheshin e Prishtinës.