Audi ka vendosur të tregojë se sa e shpejtë është risia e saj elektrike e sapo zbuluar.
Gara e shpejtësisë midis Audi dhe Formula 1 ishte mjaft interesante. Pas timonit të Audi GT është Nico Rosberg, ndërsa Formula E drejtohet nga Lucas Di Grassi.
Nuk ka nevojë të harxhojmë fjalë për prirjen e Rosberg për shpejtësi dhe posaçërisht për makinat elektrike, por ia vlen të përsëritet se ai është një adhurues i madh i Rimac. Një nga arsyet është se ai e kuptoi që veturat elektrike sportive i japin përvojën më të afërt me atë të Formula Një, transmeton Telegrafi.
Dhe e-tron GT me mbi 600 kuaj fuqi me dy motorë elektrikë arrin 100 km/orë në 3.3 sekonda dhe nuk heq dorë deri në 250 km/orë. Vlera të respektueshme, apo jo.
Audi tani përballet me një veturë të tillë të Formula 1.
Me pak më shumë se 335 kuaj fuqi dhe një peshë minimale, duhen rreth 3 sekonda për të arritur 100 km/h. Interesante, dueli nuk zhvillohet në kushte ideale. Moti i ftohtë dhe reshjet e shiut sigurisht nuk shkojnë krah për krah me makinat elektrike që nuk mund të tregojnë maksimumin e tyre.