Skuadra e Llapit pas fitores kundër Gjilanit (3:1) nuk ka humbur kohë dhe i është rikthyer stërvitjeve për misionin e radhës.

“Bardhekaltrit” nga Podujeva kanë filluar me stërvitje për takimin e radhës në ligë kundër Trepçës ’89 në Mitrovicë.

Image


Ekipi që ka luajtur në takimin kundër “kuqebardhëve” nga Anamorava kishi regjenerim me rekomandimin e stafit mjekësor, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve, përfshirë edhe ata që u inkuadruan në pjesën e dytë zhvilluan stërvitje të rregulltë.


Faqja zyrare e KF Llapit ka postuar disa fotografi në “Facebook” nga seanca stërvitore e ditës së sotme.

Image