Dy euro është vlera e taksës që qytetarët paguanin në hyrje të Liqenit të Batllavës gjatë kalimit me veturë. Kompania “Pastrimi” ishte ajo e cila merrte këtë taksë për mirëmbajtjen e ambientit përreth Liqenit të Batllavës, për të cilën taksë është dashur të lëshoj kupon fiskal, gjë të cilën nuk e kishte bërë.

Afati i vendimi për marrjen e taksës për mirëmbajtje të ambientit të Liqenit të Batllavës ka skaduar dje, kur edhe ky vendim kishte mbushur periudhën njëvjeçare që nga publikimi i vendimit në faqën zyrtare të komunës së Podujevës, me 22 korrik 2014.

Sipas vendimit të lëshuar nga kuvendi komunal i Podujevës, më 18 korrik 2014, kompania “Pastrimi” ishte përgjegjëse për mirëmbajtjen e infrastrukturës si dhe pastrimin dhe bartjen e mbeturinave në gjithë hapësirën turistike. Por, në fotot e siguruara të hënën nga portali “Llapi.info” shihet se mbeturinat i kanë ‘vërshuar’ ambientet përreth Liqenit të Batllavës.

Llapi.info ka kontaktuar zyrtarët komunalë për të marrë një përgjigje në lidhje më këtë çështje, por Nazmi Elezi, Zyrtar për Informim në Komunën e Podujevës, ka thënë se sipas vendimit të lëshuar nga kuvendi komunal i Podujevës, kompania “Pastrimi” është përgjegjëse për mirëmbajtjen e ambientit.

Nga ana tjetër, llapi.info përmes email-it ka kontaktuar zyrtarët e kompanisë “Pastrimi” në Podujevë për të marrë përgjigje se a i mbikqyr ndokush punëtorët të cilët janë të angazhuar për mirëmbajtjen e ambientit të Liqenit të Batllavës, pasi për këtë gjë është marrë taksa dhe ambienti nuk është mirëmbajtur si duhet.

Arbnora Ademi, zëdhënëse për informim në kompaninë “Pastrimi” në Podujevë, është përgjigjur duke thënë se punëtorët mbikqyren për punën që bëjnë në mënyrë që shërbimi dhe pastërtia të jenë në nivel.

Ndërsa, sa i përket mbeturinave që shihen edhe në foto, ajo ka thënë: “Plazhet të cilat janë të mbyllura me muri të betonit, Kompania “Pastrimi” në ato plazhe nuk ka mundësi të kryejë shërbim, ndërsa plazhi me numër katër, pesë dhe gjashtë, pastrohet nga Kompania “Pastrimi”, të cilat plazhe mirëmbahen dhe largohen mbeturinat nga ne si kompani, aty ku ne operojmë dhe kryjmë shërbim, pastërtia është në nivel”.

Kurse në lidhje me skadimin e fuqisë së vendimit për aplikim të kësaj takse, Ademi është përgjigjur duke thënë se kompania “Pastrimi”, për mirëmbajtje të Liqenit të Batllaves ka kontratë deri më dt. 25.07.2015 me Komunën e Podujevës. Pra, edhe pse në vendim përmendet afati i kontratës për një periudhe njëvjeçare, ata nuk kanë pranuar të ketë skaduar ky afati për marrjen e kësaj takse me datën 22 korrik 2015.

Dokumeenti 2Dokumenti pjesa 1
Komuna e Podujevës në seancën e rradhës të kuvendit komunal që do të mbahet me 31 korrik 2015 mund të vendos t’ia rivazhdoj kontratën kompanisë “Pastrimi”, por deri atëherë kompania “Pastrimi” nuk ka fuqi të marrë nga qytetarët këtë lloj takse.

Arbnora Ademi ka përmendur se Kompania “Pastrimi”, pas skadimit të kontratës do të jetë e gatshme për shërbim nëse Komuna e Podujevës vendos për rivazhdim të kontratës./llapi.info

11758835_1096765157019049_1945050786_n

11758877_1096764837019081_697891033_n

11749838_1096764930352405_2119535244_n