Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka ndaluar pirjen e duhanit në ambientet e kësaj ministrie.
Ky është vendimi i pari i Mehajt një ditë pasi mori detyrë zyrtare si ministër i Mbrojtës.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderin edhe zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.
” Po e konfirmoj, vendimi është marr dje kurse sot ka nisur zbatimi”, tha Shala për Insajderin.
Në këtë vendim thuhet se konsumimi i duhanit ndalohet në të gjitha ambiente e ministrisë duke përfshirë edhe bufenë.