Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), ka njoftuar për 836 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Sipas IKSHPK-së brenda 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dhjetë raste të vdekjeve nga virusi, teksa janë shëruar 700 të tjerë.

Sipas IKShPK-së sot është numri më i lartë i rasteve të reja me koronavirus të shënuara gjatë vitit 2021.

Madje IKShPK ka njoftuar se ditëve në vijim mund të ketë edhe më shumë raste ët reja.

“Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave. Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore. IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së.