Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri nuk ka kursyer kritikat në drejtim të deputetit, Agim Veliu.

Muhaxheri në RTV Dukagjini tha se Veliu ka menduar vetëm për vetën dhe se imponimi i tij për të qenë në dy herë ministër i ka bërë dëm të madh partisë.

https://www.facebook.com/Llapi.info/videos/1073442456481037

“Veliu me gjithë atë energji negative për të qenë në dy ministri, i ka bërë dëm të madh shumë partisë. Është imponu për të qenë Ministër i Punëve të Brendshme. E ka lëshu komunën dhe na ka jep atë energjinë negative dhe e kemi humbur Podujevën.”

“I është tërhek vërejtja prej meje që të mos krijoj kësi momentumi se është momentum i keq për partinë. Fillimisht e ka humbur Podujevën, pastaj i ka humbur këto gjërat tjera. Ky është momentumi negativ që ia jep partisë duke mëndu vetëm për veti”, tha Muhaxheri.

VIDEO