Dukuri mjaft shqetësuese po vazhdon të jetë dhuna në familje edhe në rajonin e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Thuajse çdo ditë në këtë Komunë raportohet këso raste, teksa një i tillë ka ndodhur dje. Sipas Policisë së Kosovës, një grua është sulmuar fizikisht nga kunati i saj.

“Podujevë, 24.03.2021 – 19:39. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që kishte pas me bashkëshortin e saj ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar- vëlla i bashkëshortit të saj. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt, kurse viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë PK në raportin e saj ditor./Llapi.info