Të shtunën, më 25 korrik 2015, duke filluar nga ora 20:00 në Restaurantin “3 engjujt Beni Dona” në Podujevë fillon edicioni i shtatë i Festivalit “Teatri Ndryshe”.
Në këtë festival do të shfaqen gjashtë shfaqje. Poashtu, në kuadër të këtij festivali do të shënohet edhe Dita e Diasporës.
Festivali organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës së Podujevës, Agim Veliut.
Festivali mbyllet më 30 korrik 2015, me ç’rast do të bëhet edhe ndarja e çmimeve./llapi.info