Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka dërguar letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ajo ka thënë se Kosova mund të llogarisë në ndihmën dhe mbështetjen e Gjermanisë si partnere.

Kancelarja gjermane i tha Kurtit se dialogu kërkon vëmendjen e tuaj.

Letra e plotë e Angela Merkel:

I dashur Kryeministër,

Ju uroj përzemërsisht rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës!

Ju e dhe qeveria juaj keni përpara punë sfiduese, për çfarë vendi juaj mund të llogarisë me mbështetjen e Gjermaninë si partnere.

Pandemia e COVID-19 kërkon nga të gjithë ne masa të paprecedente. Qeveria juaj ka bërë të ditur se para vete do të ketë reforma të rëndësishme Në vendosjen e shtetit juridik si dhe dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ddhe dialogu me Serbinë për normalizimi e raporteve, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kërkon vëmendjen tuaj.

Suksesi në këto fusha do të jetë çelës për të konkretizuar perspektivën evropiane të vendit tuaj.

Ju uroj çdo sukses në punët përpara.

Me respekt
Angela Merkel, Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë

No description available.