Përveç Vjosa Osmanit, edhe Ramush Haradinaj në zgjedhjet e 14 shkurtit kishte kandiduar për post të presidentit, por partia e tij ka dalur e fundit prej partive të mëdha.

Por as Osmani ende nuk ka mundur që të i sigurojkorumin që të votohet në Kuvendin e Kosovës si presidente.

Analistët për emisionin e InDoksit, kanë personifikuar Haradinaj si figurë më unifikuese të partive në Kosovë se sa Osmanin. Duke konsideruar që ka raporte të mira me të gjitha partitë.

“Në këtë drejtim mendoj që figura e Haradinajt është tjetër, është një politikan tashmë 20 vite pas luftës mund ta trajtojmë si person të luftës po është politikan është ofrues për pozitën e presidentit pra duket që Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Vjosa Osmanin me deputete e saj. LDK-ja dhe minoritetet jo sebe mjaftojnë për kuorum për tu zgjedh presidenti dhe Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar se kandidati për president i saj është Vjosa Osmani- Sadriu, dhe zoti Jashari tashmë nuk është ne diskutim të VV-së meqë plotësisht me të drejtë kanë kandiduar me zonjën Osmanin – Sadriu”, ka thënë Dardan Sjediu.

Kurse Arton Demhasaj, ka thënë që Haradinaj është figurë më unifikuese në krahasim me Vjosën, për shkak të raporteve të mira që ka me partitë poltike në Kosovë.

“Momentalisht kemi dy pretendentë, Vjosa Osmani nga Vetëvendosja dhe njëkohësisht Haradinaj nga AAK, nëse flasim gjendjen është Kosova dhe çështje që lidhen me dialogun mendoj që përnjëmend nevojitet një president që ka autoritet që mundet me lujt rolin e unifikimit e faktori politik. Prandaj presidenti në këtë situatë duhet me lujt rolin me unifku faktorin poltik dhe rol konstruktiv me dialogun andaj në aspekt mendoj që ndoshta Haradinaj ka më tepër potencial në aspektin e unifikimit të faktori politik është figurë që lidhet me UÇK-në dhe njëkohësisht ka raporte të mira me të gjitha paritë politike. Kurse Osmani nuk është që nuk ka kredenciale në aspektin e përfaqësimit tek kjo pjesa unifikimit mendoj që është më e vështirë për faktin ka dalë në një farë mënyrë është përjashtu nga LDK në këto zgjedhje ka pas gjuhë më të ashpër ndaj LDK-së në 10 vitet e fundit ka pas ndaj PDK-së për mu unifiku faktorin politik duke marrë e ka të vështirë me arrit e me lujt këtë rol e që është edhe rol kushtetues”, ka thënë Demhasaj