Anija e madhe Ever Given që ishte bllokuar në Kanalin e Suezit nga e marta, është vënë në lëvizje.
Sipas BBC, videoja e postuar në mediet sociale të hënën e që trrgon anijen duke lëvizur drejt bregut të kanalit, dhe duke liruar hapësirën është bërë virale duke u shpërndarë me të madhe.
Me t’u liruar qarkullimi, raportohet se ka gjasa që trafiku përgjatë kanalit mund të rifillojë, duke hapur rrugën e kalimit të rreth 9.6 miliardë dollarë mallra.
Anija Ever Given 200.000 tonëshe u përplas të martën në mëngjes mes erërave të forta dhe një stuhie të dukshme.
Kompani të specializuara të shpëtimit për disa ditë punuan në “çlirimin” e saj.
Parece que o #EverGiven se move novamente no Canal de Suez 🙌🚢pic.twitter.com/J3HspAiXrR
— Jeff Nascimento (em 🏠) (@jnascim) March 29, 2021