Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 752 raste të reja me virusin korona, pas testimit 3.892 mostrave, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 1.858.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (83, 73, 72, 68, 57 vjeç), Gjakovë 2 raste (73, 72 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (66 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 13 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 5 janë në qytet, dy në fshatin Gllamnik dhe me nga një rast në fshatrat; Bradash, Dumnicë e Epërme, Letanc, Sallabajë, Tërnavë dhe Kanunishtë.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 89.507 të tilla. Prej tyre, 1,858 pacientë kanë vdekur dhe 73.983 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 13.666 raste aktive./Llapi.info