Dy shtetet e Gjermanisë, Berlini Dhe Mynihu kanë marrë vendim të ndalojnë vaksinën AstraZeneca për moshën nën 60 vjeçare.
Ky lajm është konfirmuar nga senatori shëndetësor, Dilek Kalayci.
“AstraZeneca-Stopp in Berlin und München für alle unter 60”, është titulli i gazetës, “BILD”.
“Berlin halts AstraZeneca vaccines for under 60s”, titulli i DW-së, transmeton Indeksonline
Ndryshe, më herët spitalet shtetërore të Berlinit ndaluan vaksinimin e grave nën 55 vjeç pasi i njëjti kishte efekte anësore të rralla.
Vlen të theksohet se disa vende evropiane ndaluan shkurtimisht përdorimin e vaksinës në fillim të këtij muaji, por rifilluan shpërndarjen e tyre pasi rekomandimit të BE-së.