Publikimi i listave të veteranëve të UÇK-së ka ngjallur shumë pakënaqësi tek këto kategori.
Sot, në mbledhjen e thirrur nga Avni Ajeti, bashkëluftëtari më i afërt i heroit kombëtar Zahir Pajaziti, morën pjesë veteranë e ushtarë për të shprehur pakënaqësit e tyre lidhur me këtë çështje.
Veteranët e Llapit po kërkojnë shkarkimin e komisionit që zgjodhi listën e tyre, duke kërkuar kështu formimin e një komisioni të ri.
Mbledhja është mbajtur në Sallën e Kulturës në Podujevë, ku të pranishëm ishin qindra njerëz./ llapi.info