Me zgjedhjen e kryetari të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nuk kanë qenë të pakta përplasjet verbale brenda kësaj partie.

Së fundmi nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka hedhur akuza të ashpra ndaj Agim Veliut për imazhin e partisë.

“Imponimi i zotit Veliu me gjithë atë energji negative për të qenë ministër dy herë i ka bërë dëm të madh partisë. E ka lëshua komunën dhe ka sjellë energji negative ku e kemi humbur Podujevën”, tha ditë më parë Muhaxhiri në rtv Dukagjini.

E menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar Agim Veliu përmes një shkrimi në Facebook, duke e cilësuar Gazmend Muhaxhirin si “gaz të botës”.

“LDK, me eksponent si soji i Gaz Muhaxherit, tashmë e ka bërë veten fajtore kryesore për çdo dështim eventual të fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e institucioneve, duke insistuar që, nga pozita e tretë e duke amnestuar të parin e të dytin, të bëhet adresa e vetme e fajësimit në rast të dështimit të zgjedhjes së Presidentit”, ka shkruar Veliu, përcjell Insajderi.

Në lidhje me këto përplasje ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cila ka kërkuar që të shmangen nga deklaratat e tilla.

Ai është shprehur se kanë forume, kryesi e grup parlamentar se ku do të mund t’i shprehnin pakënaqësitë e tyre.

“Të mos merrmi mes vete, të kenë kujdes me deklarata publike nuk na bëjnë mirë, na bëjnë dëm kemi forume, kemi kryesi, kemi grup parlamentar për t’i diskutuar këto probleme”, ka thënë Abdixhiku derisa ka lutur gjithë anëtarët e partisë që të kenë kujdes nga deklarat e tilla.

Abdixhiku ka deklaruar se LDK nuk ka njerëz për të humbur por as nuk ka mjaftueshëm.

Theksojmë se një përplasje në distancë kemi parë edhe mes Anton Qunit e Driton Selmanjt, “mollë sherri” ka qenë emri i Vjosa Osmanit.