Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, është përmendur si person që mund të mos merr pjesë në seancën e Kuvendit, kur hedhet në votim Vjosa Osmani – presidente.

Mirëpo, ai e ka demantuar një gjë të tillë, duke thënë se do e respektojë vendimin e sotëm të kryesisë së LDK-së.


“Unë jam anëtar i kryesisë dhe do e respektoj vendimin e sotëm të LDK-së. Do të shkoj në seancë dhe do të votoj”, ka thënë Mustafa në Pressing.