Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka ka thënë se vendimi i LDK-së që të qëndrojnë në sallë në ditën kur Vjosa Osmani do të votohet për presidente të Kosovës është hap i mirë që dëshmon se shteti është mbi interesin partiak.

Në një shkrim në Facebook, Zeka ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të lodhur me cirkun politik 15 vjeçar.
Për PDK-në, Zeka thotë se do të lëshojnë sallën në ditën e votimit, vetëm për inate politike.

Zeka ka shtuar se partitë e ish-pushtetit duhet të votojnë Osmanin.