D. G., 15-vjeçar nga fshati Dorbëdol i Podujevës është goditur para pak çastesh nga një veturë në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Avdyl Zhushi, përgjegjës në emergjencën e Podujevës, ka bërë të ditur për llapi.info se 15-vjeçari tani gjendet në Emergjecën e Prishtinës.

Sipas tij, i lënduari është në gjendje kome. “Për thyerje ende nuk dihet për shkak se pritet të i bëhen fotografimet”, ka shtuar Zhushi.

Nga ana tjetër, Policia e Rajonit të Podujevës, ka thënë për llapi.info se nuk kemi informata për rastin, përveç që e dim se ka të lënduar, sepse sipas tyre rasti është duke u trajtuar nga Trafiku Regjional i Fushë Kosovës./llapi.info