Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 975 raste të reja me virusin korona, pas testimit 5.010 mostrave, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 1.884.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (90, 81 vjeç), Ferizaj 1 rast (92 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (71 vjeç), Kamenicë 1 rast (62 vjeç), Kaçanik 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (81 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 42 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 24 janë në qytet, 6 në fshatin Bellopojë, 6 në fshatin Gllamnik, 2 në Obrançë dhe me nga një rast në fshatrat; Dumnicë e Epërme, Letanc, Lupç i Epërm dhe Sfeçël.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 91.405 të tilla. Prej tyre, 1,884 pacientë kanë vdekur dhe 75.647 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 13.874 raste aktive./Llapi.info