Aktori Çun Lajçi me anë të një postimi në rrjete sociale ka rrëfyer se për tetë muaj kishte mbledhur paratë e pensionit në mënyrë që ta blente një iPhone12, pasi është i dhënë pas teknologjisë.
Por, aktori nuk arriti ta bëjë këtë gjë për shkak se paratë iu deshën për shërimin nga COVID-19.
“Jam i dashunuem n’teknikë si t’isha fëmijë!
Iphon 12 ma rrudhë synin me ato rrush kamerash, që po ua shoh analistave, gazetarve e panelistëve çdo natë, e thojsha shtrengoje rrypin, shtrengoje, bani bashkë paret e bleje thiun! Kur me mbërtheu Covidi u tuta mos po vdes, e menzi shkova deri të banka. Merri paret o thi hajvan, se tybe s’të dalin për ilaçe!”, shkroi ndër të tjera ai.
Ky postim i aktorit ka prekur qytetarët, të cilët kanë shprehur gatishmërinë që t’ia grumbullojnë paratë për iPhone12 aktorit.
Ata me anë të komenteve në statusin e Çun Lajçit kanë thënë se janë të gatshëm të dhurojnë nga 20 e 50 euro.